A e keni kapur veten shpesh duke menduar 'po sikur…?', duke analizuar çdo detaj të vogël dhe duke mos e ndalur dot rrjedhën e mendimeve në kokë?

Nëse po, nuk jeni vetëm. Të menduarit e tepërt, ose “overthinking”, është një gjendje që prek shumë njerëz dhe shpesh sjell ankth, pasiguri dhe lodhje mendore. 

Overthinking është një zakon që zakonisht shkakton më shumë stres duke u përqendruar në mendime negative, duke menduar vetëm të kaluarën dhe duke u shqetësuar për të ardhmen.

Të mendojmë e të mendojmë dhe vetëm të mendojmë për çdo gjë është shumë rraskapitëse. Nëse jemi duke analizuar çdo gjë gjatë gjithë ditës e natës, ka ardhur koha t’i marrim gjërat pak më lehtë, të largohemi nga disa mendime dhe të vazhdojmë jetën tonë pa pasur kaq shumë dyshime.

Me disa hapa të thjeshtë dhe ndryshime në mënyrën e të menduarit, është e mundur të çliroheni nga ky cikël dhe të rifitoni qetësinë tuaj mendore.

Fillo të meditosh

Trajnimi i vëmendjes është një teknikë meditimi që ndihmon njerëzit me ankth dhe depresion. Mënyra më e lehtë për ta praktikuar është të përqendroheni në diçka krejtësisht të zakonshme dhe rutinë, si larja e enëve ose palosja e rrobave.

Shkruaji mendimet e tua

Një nga mënyrat për të çliruar veten dhe trurin është të shkruash gjërat të cilat ndjen dhe i mendon gjatë gjithë kohës në një copë letër, ose në telefon. Rëndësi ka që këto mendime të shkruhen dhe kështu nuk mbesin gjithë kohën duke u rrotulluar në mendjen tuaj. Do të ndiheni më mirë.

Overthinking mund të jetë më i përhapur për disa njerëz sesa të tjerët. Nëse mendimet janë shumë shqetësuese ose po ndikojnë në jetën tuaj, rekomandohet të kërkoni ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor.

Natyra si terapi

Pavarësisht se ku ndodheni, ajri i pastër mund t'i bëjë shumë mirë mendjes. Nëse jeni në gjendje të dilni në natyrë, aq më mirë.