
Xhelozia është një emocion i fortë që shpesh shoqërohet me mendime të shpejta, dyshime dhe pasiguri. Kur një person bëhet xheloz, mendja fillon të krijojë skenarë të ndryshëm, shpesh jo realë, që ndikojnë në mënyrën si ai e sheh marrëdhënien dhe partnerin.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet romantike, xhelozia mund të krijojë pakënaqësi dhe madje të dëmtojë cilësinë e një marrëdhënieje që mund të ishte e shkëlqyer.
Një studim i ri nga Robert Leahy i vitit 2026 nga Kolegji Mjekësor Ëeill-Cornell prezanton një qasje ndaj xhelozisë që përqendrohet në mendimet që fshihen pas saj dhe si rrjedhojë, në mënyrën e kundërshtimit të tyre. Në modelin e Terapisë së Skemës Emocionale (EST), xhelozia propozohet të lindë nga "teoritë dhe strategjitë" që njerëzit kanë "në lidhje me emocionet e tyre dhe ato të njerëzve të tjerë".
Sipas Leahy-t, të gjithë e përjetojnë xhelozinë, por jo në të njëjtën masë. Në fillim të një lidhjeje, xhelozia ka më pak gjasa të ndodhë, por mund të lindë më vonë. Megjithatë, faktorë të tjerë rrisin ose ulin gjasat e xhelozisë, siç është edhe fakti nëse partnerët takohen shpesh me njëri-tjetrin, apo nuk i kanë bërë të qarta angazhimet e tyre.
Në studim, Leahy përshkruan një rast në të cilin ai trajtoi, Ryanin një 44-vjeçar heteroseksual i martuar që vuante nga xhelozia ekstreme. Fazat e hershme të terapisë përfshinin ndihmën që i dha Ryan-it për të kuptuar se xhelozia është një emocion krejtësisht normal. Në këtë fazë, Leahy identifikoi gjithashtu një numër faktorësh që mund të ushqejnë xhelozinë e tij, duke përfshirë kritikat e mundshme nga partneri i Ryan-it për këto ndjenja, një "përgjigje përçmuese ose shpërfillëse" që "kërcënon më tej sigurinë e lidhjes, duke çuar në më shumë xhelozi".
Duke përdorur terapinë e fokusuar në dhembshuri (CFT), Leahy e ndihmoi gjithashtu Ryanin të bëhej më tolerant ndaj ndjenjave të tij. Në të njëjtën linjë, Ryan u inkurajua ta konsideronte xhelozinë jo si një defekt personal, por si një forcë që pasqyronte angazhimin e tij ndaj monogamisë në marrëdhënien e tij.
Në studim renditen 12 mendimet që mendojnë njerëzit që janë xhelozë:
1.Leximi i mendjeve: Supozon se e di çfarë mendojnë të tjerët.
2.Parashikimi negativ: Bën parashikime negative për të ardhmen
3.Katastrofizimi: Mendon se nuk do të përballosh atë që mund të ndodhë
4.Etiketimi: I vendos vetes tipare negative të përgjithshme
5.Zhvlerësimi i gjërave pozitive: Minimizon gjërat e mira në marrëdhënie
6.Përqendrohesh vetëm te gjërat negative
7.Përgjithësimi i tepruar: Nxjerr përfundime të përgjithshme nga një rast i vetëm
8.Personalizimi: E lidh gjithçka me veten
9.Fajësimi: E vendos fajin te tjetri për ndjenjat e tua
10.Arsyetimi emocional: E merr ndjenjën si provë të realitetit
