Narcizmi, në aspektin psikologjik, nuk do të thotë self-love (dashuri për veten), të paktën jo i një lloji të mirëfilltë apo të shëndetshëm. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim janë në fakt të dashuruar me një imazh të idealizuar dhe madhështor të vetvetes.

Ata janë të dashuruar me këtë imazh, pikërisht sepse u lejon atyre t’u shmangen ndjenjave të thella të pasigurisë.

Por, cilat janë shenjat treguese që tregojnë se ju po dilni me një narcist.

1. Bëjnë gjithçka në fillim vetëm për t’ju fituar

Narcistët bëjnë gjithçka për t’ju bërë të ndiheni të veçanta, por kjo nuk zgjat shumë.

2.Janë ekstremisht egoistë

Narcistët i shohin njerëz të tjerë si objekte që mund t’i përdorin për të arritur qëllimet e tyre. Në një marrëdhënie me një narcist nuk ka 2, por vetëm 1. Narcisistët janë të paaftë t’i shohin apo t’i projektojnë planet e tyre në çift. 

3.Shqetësohen më shumë për imazhin e lidhjes sesa për vetë atë

Gjithçka që bëjnë narcistët lidhet me opinionin e të tjerëve. Nëse këta të fundit nuk marrin “aprovimin”e të tjerëve, asgjë nuk ka vlerë.

4. Ata janë manipuluese

Për të kënaqur nevojën e tyre për mbizotërim, narcisisti vazhdimisht do të bëjë gjithçka është e mundur për të marrë atë që do nga partneri. Ata janë manipulues dhe janë të dashur vetëm atëherë kur kanë interes dhe duan të përfitojnë.

5. Është thuajse e pamundur të argumentosh me ta

Arsyeja është e thjeshtë: ata nuk janë kurrë gabim.