
Në vitin 2026, zgjedhja e emrit për një bebe po bëhet gjithnjë e më kreative dhe e frymëzuar nga botët e fantazisë romantike, të njohura si “romantasy”.
Ky zhanër, që kombinon magjinë, dashurinë dhe personazhe të paharrueshme, ka ndikuar jo vetëm në libra dhe filma, por edhe në mënyrën si prindërit mendojnë për emrat e fëmijëve të tyre.
Emra të bukur, misteriozë dhe plot kuptim po dalin në pah si trend i ri. Në këtë listë do të gjeni disa nga emrat më të bukur që pritet të jenë shumë të përdorur në vitin 2026.
Elroi
Emër me origjinë franceze që lidhet me kuptimin "mbret", dhe "Zoti është mbreti im".
Saeris
Nuk ka origjinë historike, por tingëllon mistik dhe unik, i ngjashëm me emrat modernë si Sarah.
Violet
Violet është një emër latin që do të thotë "vjollcë".
Liam
Liam është një emër irlandez që do të thotë "mbrojtës i fortë" dhe "i vendosur".
Imogen
Imogen është një emër klasik që do të thotë "vajzë" ose "bijë".
Risand
Emër me origjinë uellsiane dhe do të thotë "entuziazëm" ose "pasion".
Amren
Amren është një emër modern i krijuar për libra fantastikë, me tingull misterioz dhe të fuqishëm.
Kai
Kai është emër që nënkupton "det" ose "oqean".
Helena
Helena vjen nga greqishtja dhe do të thotë "dritë", "e ndritshme".
Olivia
Vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur dhe klasik.
Isla
Emër modern, i frymëzuar nga natyra.
Aurora
Do të thotë "agim", emër magjik dhe qiellor, shumë i veçantë.
Luna
I frymëzuar nga hëna, simbolizon ndjeshmëri dhe bukuri.
Hazel
Hazel është një emër me origjinë angleze. Lidhet me natyrën dhe tokën.
Aria
Aria domethënë "ajër" ose "melodi".
Ezra
Ezra domethënë 'ndihmëse' ose 'mbrojtëse'.
Evelin
Emër me origjinë angleze, që do të thotë "fëmijë i dëshiruar".
Liora
Hebraisht që do të thotë 'drita ime'.
Niam
Niamh ka kuptimin ' e ndritshme, 'rrezatuese'.
Nor
Arabisht 'dritë', 'shkëlqim'.
