Stili "Old Money" është kthyer në një nga trendet më të pëlqyera sidomos gjatë pranverës, kur veshjet bëhen më të lehta, më elegante dhe më të thjeshta.

Këto 8 ide outfiti të frymëzuara nga "old money” për pranverë bazohen te këmisha të bardha të hekurosura, pantallona me pala, triko të lehta dhe shtresa të qepura mirë në nuanca neutrale. Zgjidh të preferuarin tënd më poshtë.

1. Këmishë me vija dhe pantallona të gjera

Një këmishë blu ose blu e errët me vija, e futur brenda pantallonave të bardha elegante është uniforma perfekte “old money”. Mund të shtosh një rrip të kombinuar dhe një çantë të vogël.

2. Bluzë e zezë dhe fund i gjatë

Një bluzë e zezë me një fund të bardhë është kombinimi perfekt për pranverë. Shto edhe këpucë balerina dhe aksesorë minimalë.

3. Triko e hapur dhe pantallona të bardha

Një kombinim shumë i thjeshtë, por jashtëzakonisht elegant në stilin “old money”, është trikoja e hapur e kombinuar me pantallona të bardha. Ideale për ditët e pranverës.

4. Xhaketë pantallona të bardha

Ky kombinim jep vibe “country old money”, i ngrohtë, klasik dhe shumë elegantë.

5. Këmishë me vija dhe pantallona bezhë

Një nga kombinimet më klasike dhe elegante të stilit “old money” është këmisha me vija dhe pantallonat në ngjyrë bezhë. Ky outfit krijon një pamje të pastër, të rregullt dhe shumë të rafinuar pa u munduar shumë.

6. Xhaketë blu dhe shall

Xhaketë klasike, pantallona të bardha dhe një shall i hollë në qafë tregojnë elegancë. 

7. Triko e hapur me detaje dhe pantallona të zeza

Një look i frymëzuar nga Chanel, me linja të pastra dhe stil vintage. Mund t'i shtoni edhe aksesorë të thjeshtë.

8. Bluzë kremi dhe pantallona të bardha

Minimal, i pastër dhe shumë elegant perfekt për pranverë.