Një vizitë e shpejtë në supermarket rrallë përfundon vetëm me ato që ke në listë. Sa herë ke hyrë për disa gjëra bazë dhe ke dalë me një karrocë plot?
Me shumë gjasa më shpesh sesa do të doje ta pranoje dhe kjo nuk është rastësi.
Supermarketet janë të dizajnuara me kujdes për të ndikuar te mënyra si shpenzon, shpesh pa e kuptuar fare.
Ekspertët shpjegojnë disa nga taktikat më të përdorura nga dyqanet ushqimore dhe si mund t’i shmangësh ato për të blerë me më shumë vetëdije.
1. Çmimet
Zbritjet e mëdha me “ishte X çmim dhe tani është Y” shpesh krijojnë iluzionin e një oferte të mirë. Truri ynë fokusohet te çmimi i parë që sheh dhe e përdor si krahasim. Zgjidhja është të kontrollosh çmimin për njësi (për kg/gram) dhe të pyesësh veten nëse do ta blije pa e parë “uljen”.
2. Paketimet në sasi të mëdha
Blerja në sasi mund të duket më e lirë, por jo gjithmonë është e dobishme nëse produkti prishet ose nuk përdoret. Pyet veten: “Sa kushton zakonisht?” dhe “A do ta blija pa ofertë?”
3. Vendosja e produkteve
Produktet në nivelin e syve shiten më shumë. Ato më të lirat shpesh vendosen lart ose poshtë. Prandaj, shiko gjithmonë edhe raftet e tjera, jo vetëm ato që të bien menjëherë në sy.
4. Blerjet impulsive për produket e vendosura tek kasa
Disa produkte vendosen te kasa për të të tunduar në momentin e fundit. Rregulli më i mirë është nëse nuk është në listë, mos e merr.
5. Karrocat e mëdha
Karrocat e mëdha të bëjnë të duket sikur ke blerë pak, edhe kur ke marrë shumë. Një shportë më e vogël të ndihmon të kontrollosh më mirë sasinë e blerjeve.
6. Blerjet kur je i uritur
Blerja kur je i uritur rrit impulsivitetin. Era e ushqimeve ndikojnë direkt në vendimet e blerjes. Më mirë shko pasi të kesh ngrënë dhe me listë të përgatitur.
