Ndonjëherë, nuk mjafton vetëm të shohësh apo të lexosh një histori të preferuar dëshiron ta jetosh atë. “Set-jetting”, pra vizita në vendet reale ku janë xhiruar filma dhe seriale po bëhet gjithnjë e më popullor.
Kjo mund të nënkuptojë të eksplorosh restorantet dhe butikët e New York-ut dhe Milanos si në The Devil Wears Prada, ose të shkosh në Irlandë dhe të vizitosh vende të lidhura me Game of Thrones dhe sigurisht, të bësh shumë foto për rrjetet sociale.
Shumë njerëz po ndikohen nga filmat dhe serialet kur planifikojnë udhëtime. Sipas Expedia, 53% e të anketuarve dëshirojnë një pushim të frymëzuar nga kultura pop, ndërsa 81% e Gen Z dhe Millennial përdorin filma dhe seriale si inspirim për udhëtime.
Kjo ka rritur interesin për vende shumë të njohura si Paris dhe Roma (Emily in Paris), por edhe për destinacione më pak të njohura.
Disa nga vendet më të kërkuara janë:
Yorkshire, MB
Montreal dhe Muskoka, Kanada
Roma, Itali
Gjithashtu, disa vende të tjera pritet të bëhen shumë të njohura, si Peloponezi në Greqi, Devon në Mbretërinë e Bashkuar, Nantucket në SHBA, si dhe Samoa dhe Hawaii.
Si të planifikosh një udhëtim “Set-Jet”
Zgjidh një film, serial ose libër që të pëlqen dhe vendos ku dëshiron të shkosh për ta përjetuar atë botë.
Kërko vendndodhjet
Edhe historitë fantastike janë xhiruar në vende reale. Mund të vizitosh vende si Hobbiton në Zelandën e Re ose lokacione të Star Wars. Informacioni mund të gjendet në IMDb ose në kërkime online.
Bëj kërkime para se të udhëtosh
Disa seriale nuk janë xhiruar në vendin ku zhvillohet historia. Për shembull, Stranger Things është xhiruar në Atlanta, jo në Indiana, dhe Gilmore Girls nuk është filmuar në Connecticut real.
Planifiko edhe aktivitete të tjera
Përveç vendeve të filmit, eksploro edhe zona të tjera lokale për ta bërë udhëtimin më të plotë dhe më të bukur.
