
Nëse po kërkoni një mik që nuk ju lë kurrë vetëm, astrologjia sugjeron se disa shenja dallohen më shumë se të tjerat për besnikërinë e tyre të palëkundur.
Në krye të listës janë shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Praktikë, të qëndrueshëm dhe seriozë, këto shenja nuk e marrin lehtë asnjë marrëdhënie. Kur lidhen me dikë, janë “ride or die”.
Gjithmonë aty, gjithmonë në krah. Por nuk mbeten pas as shenjat e ujit: Akrepi, Peshqit dhe Gaforrja. Nëse shenjat e tokës sjellin stabilitet, këto sjellin thellësi emocionale.
Janë empatikë, dëgjues të shkëlqyer dhe njerëzit tek të cilët mund të hapesh pa frikë. Demi konsiderohet një nga shenjat më besnike në horoskop.
Nëse ke një mik Dem, e di që është aty, pa kushte. Nuk i thyen premtimet dhe të mbron edhe kur nuk je në dhomë.
Virgjëresha është miku që të zgjidh problemet. Nga këshillat për punë, te ndihma konkrete, është gjithmonë aty. Besnikëri praktike, pa shumë drama.
