Taylor Swift është bërë muzikantja e parë në histori që hyn në renditjen e miliarderëve kryesisht falë karrierës së saj muzikore.

Revista e biznesit “Forbes” e ka shpallur superyllin amerikan të muzikës Pop, muzikanten më të pasur në histori, me një pasuri që arrin në 2 miliardë dollarë, dyfish më e lartë krahasuar me vitin 2024.

Sipas Forbes, pasuria e saj vlerësohet të përfshijë rreth 800 milionë dollarë të fituara nga këngët dhe koncertet. Përveç kësaj, ajo zotëron edhe pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 110 milionë dollarë.

Në maj 2025, Swift njoftoi se kishte rifituar të drejtat e gjashtë albumeve të saj të para, të cilat i kishte riregjistruar dhe publikuar sërish që nga viti 2021, duke forcuar kontrollin e saj mbi veprën muzikore.

Ndërkohë, kërkesa e jashtëzakonshme për biletat e turneut “Eras” në SHBA shkaktoi mbingarkesë në platformën Ticketmaster, duke sjellë reagime të forta dhe shqyrtim nga anëtarët e Kongresit amerikan mbi dominimin e saj në tregun e shitjes së biletave.