Ndien emocion sa herë që emri i tij/saj shfaqet në ekranin e telefonit kur të telefonon. Nuk mund të ndalosh së menduari për të. Po numëron orët deri në takimin e radhës. Ke rënë në dashuri dhe është ajo ndjenja e fortë kur nuk ha, nuk fle, vetëm mendon për atë person.

Ose të paktën, më parë ndiheshe kështu, por, kohët e fundit, zakonet që dikur të dukeshin të ëmbla tek partneri tani të duken irrituese, ose ndihesh më shumë si shokë me të sesa si një çift i dashuruar. Nëse je duke i përjetuar këto, mund të jesh duke u larguar nga dashuria. Ekspertët thonë se është normale që çiftet herë pas here të ndihen sikur “po u zbehet dashuria”, sepse marrëdhëniet ndryshojnë me kalimin e kohës dhe ndjenjat po ashtu.

Shpesh, ndryshimi i këtyre ndjenjave nuk vjen nga një arsye e vetme, por nga disa faktorë si stresi mendor, ndryshimet personale, problemet financiare, përgjegjësitë me fëmijët ose distanca për shkak të punës. Të gjitha këto mund të bëjnë që një çift të largohet emocionalisht, edhe pa bërë ndonjë gjë “gabim”.

Më poshtë janë shenjat që mund të tregojnë se po largohesh nga partneri:

1. Nuk je më kurioz/e për partnerin

Në fillim të lidhjes, ke dëshirë të dish çdo gjë për të: çfarë mendon, si ndihet, çfarë ka bërë gjatë ditës. Kur kjo kuriozitet zhduket, dhe nuk të intereson më jeta e tij/saj e përditshme, është shenjë që lidhja po ftohet emocionalisht.

2. Ndihesh i/e pa interesuar për marrëdhënien

Nuk ke më entuziazëm për lidhjen dhe as për të ardhmen e saj. Gjërat që dikur të bënin të lumtur tani duken të lodhshme ose pa rëndësi.

3. Komunikoni më pak 

Flisni më pak, ose bisedat janë sipërfaqësore. Shpesh shmangni temat e rëndësishme ose nuk ndani më ndjenjat si më parë, gjë që krijon distancë mes jush.

4. Distancë emocionale dhe fizike

Mund të rrini bashkë, por ndihesh larg emocionalisht. Ka më pak përqafime, afërsi dhe intimitet, dhe lidhja duket më shumë si rutinë sesa si dashuri.

5. Më shumë konflikte dhe mungesë dëshire për t’i zgjidhur

Grindjet mund të rriten, ose e kundërta: nuk ju intereson më të zgjidhni problemet. Kjo tregon lodhje emocionale dhe mungesë angazhimi.

6. Nuk dëshiron më të kaloni kohë cilësore bashkë

Shmang takimet, daljet apo momentet së bashku. Edhe aktivitetet e thjeshta duken si detyrim, jo si kënaqësi.

7. Intimiteti

Ka më pak dëshirë për afërsi fizike. Edhe nëse jeni pranë njëri-tjetrit, mungon tërheqja dhe lidhja intime.

8. E mendon jetën pa partnerin

Fillon të imagjinosh si do ishte jeta vetëm ose me dikë tjetër. Kjo është një nga shenjat më të forta të shkëputjes emocionale.

9. Gjërat e vogla të bezdisin

Zakonet që dikur të dukeshin të ëmbla tani të irritojnë. Kjo tregon se ndjenja pozitive është zëvendësuar nga nervozizmi.

10. Jetët po shkojnë në drejtime të ndryshme

Keni qëllime, interesa ose ritme jete të ndryshme dhe nuk ndiheni më të përputhur si çift. Me kalimin e kohës, kjo krijon largim emocional.