Njerëzit e moshuar janë më të lumtur se të rinjtë, sipas një studimi të fundit.

Të dhënat tregojnë se lumturia është e lartë tek 20–34-vjeçarët, bie dhe fillon të rritet përsëri rreth moshës 51 vjeç, duke vazhduar të rritet deri tek të 80-at. Kërkimet e fundit tregojnë se grafikët e lumturisë mund të ndryshojnë shumë midis vendeve.

Lumturia mund të shihet në dy mënyra. Një lloj lumturie përfshin kërkimin e kënaqësisë dhe shmangien e dhimbjes. Por, lumturia mund t’i referohet edhe “kënaqësisë për jetën”, domethënë ndjenjës se jeta ka kuptim dhe qëllim. Psikologët shpesh i grupojnë këto dy lloje lumturie nën termin “mirëqenie subjektive”.

Tani pyetja që bëhet është: A e përjetojnë të gjitha grupmoshat lumturinë në të njëjtën mënyrë? Apo ka dallime me kalimin e moshës? Studimi i Karwetsky analizoi lumturinë gjatë gjithë jetës, duke dalluar dy dimensionet e përmendura më sipër njëra, kënaqësia, të cilën e quajtën “lumturi momentale”, dhe tjetra, “kënaqësia për jetën”, që përfshin ndjenjën e qëllimit dhe perspektivës. 

Popullata e studimit përbëhej nga 1597 pjesëmarrës nga Gjermania, të moshës 10 deri në 99 vjeç. Pjesëmarrësve iu bënë këto pyetje: 1. Sa i lumtur je në këtë moment? 2. Sa i kënaqur je me jetën në përgjithësi? Pjesëmarrësve u kërkua t’i vlerësonin përgjigjet në një shkallë nga 0 deri në 100, ku 0 do të thotë shumë i pakënaqur/i palumtur dhe 100 shumë i lumtur/shumë i kënaqur.

Pas këtyre dy pyetjeve u bë edhe një pyetje e hapur: 3. “Çfarë ka më shumë rëndësi për ty në jetë?”. Në përfundim të këtij studimi të dhënat treguan se kënaqësia në jetë rritet me moshën.