
Këto muaj të nxehtë vere e bëjnë vendosjen e make-up-it më shumë të bezdisshme sesa një kënaqësi. Por, nuk ka përse të jetë kështu, pasi me produktet dhe aplikimin e duhur, make-up-i juaj mund të zgjasë më shumë gjatë ditës, pa e ndjerë rëndesën e tij në fytyrë dhe pa ju shkrirë i gjithi. Të zgjedhësh produktet e duhura dhe t’i aplikosh ato mirë është gjysma e mbarë e punës, por nuk përfundon këtu. Duhen zgjedhur ngjyrat e duhura për të krijuar një pamje plotësisht verore.
1. Hiq dorë nga makeup i rënduar
Në verë, një shtresë e trashë fondatine mund të duket e rëndë dhe të shkrihet më shpejt. Në vend të saj, përdor vetëm korrektor në zonat që kanë nevojë për mbulim, si poshtë syve ose mbi njollat kafe.
2. Gjeni një krem hidratues "oil-free"
Ky është një produkt që duhet ta keni edhe nëse nuk keni një fytyrë të yndyrshme. Kjo do ta mbajë lëkurën tuaj të hidratuar përgjatë ditës pa yndyrë shtesë.
3.Vendosni krem mbrojtës ndaj diellit poshtë fondatinës
Duke qënë se ka shumë produkte make-up të cilat kanë SPF në përmbajtje do të merrni mbrojtjen më të mirë poshtë tualetit tuaj. Mbrojtja ndaj diellit është esenciale për ta mbajtur fytyrën tuaj sa më rinore, të shëndetshme dha ta mbrojë nga problemet që mund t’i shkaktojë dielli. Përzgjidhni një mbrojtës ‘oil-free- dhe të paktën me faktor 30.
4.Përdorni produkte kundra-ujit
Produktet e make-up kundra-ujit janë të prodhuara për t’i rezistuar djersitjes. Maskara, eyelineri dhe produktet e tjera waterproof qëndrojnë në vend për orë të tëra, pa u përhapur apo njollosur. Këto formula janë ideale jo vetëm për ditët e nxehta, por edhe për pushimet në plazh duke ju siguruar një pamje të freskët dhe të rregullt gjatë gjithë ditës.
5.Krijo një make-up veror
Përdor bronzer për një ‘look’ që të dukeni ngjyrë çokollatë. Fokusohuni në zonat që i kap më shumë dielli natyralisht, si përshembull në zonën e ballit, mollëzave, hundës dhe mjekrës. Përdorni një bronzer në formë pudre dhe jo një të lëngshëm apo kremoze, pasi do të jetë më e lehtë për t’u aplikuar dhe përhapur.
6. Përdorni produkte mat dhe jo me shkëlqim
Produktet me shkëlqim të make-up janë shumë të veçanta, por në sezonin veror e bëjnë fytyrën tuaj të duket sikur është e djersitur. Përdorni produkte mat në vend të saj.
7. Mbajini flokët të kapur lart
Ashtu siç vishni pantallona të shkurtra dhe kanatjere për ta mbajtur trupin tuaj të freskët, të mbash flokët larg qafës dhe fytyrës do të shmang sadopak djersitjen e fytyrës, gjithashtu.
8. Përdor furçat e duhura
Aplikimi i produkteve me furçën e duhur ndihmon që ato të përhapen më mirë dhe të qëndrojnë më gjatë. Furçat sintetike janë ideale për produktet kremoze dhe të lëngshme.
9. Hidratoni buzët
Temperaturat e larta mund t’ju thajnë buzët. Zgjidh një hidratues ose shkëlqyes buzësh me përbërës ushqyes dhe me SPF.
10. Fikso grimin
Një spray fiksues ndihmon që make-up-i të qëndrojë në vend për orë të tëra. Po ashtu, spray redukton shkëlqimin e tepërt gjatë ditës.
