Kur njerëzit toksikë hyjnë në jetën tuaj, më pas mund të bëhet shumë e vështirë t’i largosh, prandaj është më mirë t’i dallosh që në fillim. Njerëzit toksikë janë kudo dhe në përgjithësi, janë njerëz që mendojnë vetëm për veten e tyre.

Ata janë shpesh negativë, pa vetëbesim dhe pa respekt për të tjerët, dhe në vend që të përmirësohen, preferojnë t’i ulin të tjerët poshtë. Ata janë shumë të aftë të gënjejnë dhe manipulojnë edhe pse në fillim mund të duken si miqtë më të mirë, por me kohën mund të të shfrytëzojnë.

Më poshtë janë 10 shenja që mund të tregojnë një person toksik:

1. Ata flasin gjithmonë për veten e tyre

Njerëzit toksikë flasin kryesisht për veten dhe nuk tregojnë interes për të tjerët, sepse nuk u intereson çfarë ndodh në jetën e të tjerëve dhe e kthejnë çdo bisedë tek vetja.

2. Ata mendojnë se janë më të mirë se ti

Ata gjithmonë e paraqesin veten më superiorë, duke e bërë çdo gjë që ke bërë ti të duket më pak e rëndësishme ose duke thënë se ata e kanë bërë më mirë.

3. Ata ankohen vazhdimisht

Janë njerëz shumë negativë dhe ankohen për çdo gjë, duke krijuar gjithmonë idenë se jeta është kundër tyre ose se të tjerët i trajtojnë keq.

4. Ata flasin keq për të tjerët

Ata kritikojnë dhe përgojojnë njerëzit rreth tyre, edhe ata që pretendojnë se i kanë afër, sepse kjo i bën të ndihen më mirë për veten.

5. Ata kanë shpërthime nervore

Edhe gjërat më të vogla mund t’i bëjnë të reagojnë në mënyrë të tepruar dhe të humbasin kontrollin emocional.

6. Kur janë të mërzitur, të mërzitin edhe ty

Kur janë në humor të keq, nuk e mbajnë për vete, por përpiqen ta transmetojnë tek të tjerët dhe të prishin atmosferën për të gjithë.

7. Ata mburren pa pushim

Flasin vazhdimisht për arritjet e tyre dhe përpiqen të duken më të rëndësishëm se të tjerët në çdo situatë.

8. Janë të pasigurt

Edhe pse duken arrogantë ose të sigurt nga jashtë, në realitet ata kanë vetëbesim të ulët dhe janë shumë të pasigurt.

9. Të lëndojnë aty ku të dhemb më shumë

Kur konfliktohen, ata përdorin dobësitë dhe pasiguritë e tua për të të goditur emocionalisht dhe për të të bërë të ndihesh keq.

10. Tregohen të sjellshëm dhe të dashur

Ata mund të jenë jashtëzakonisht të sjellshëm dhe të dashur, por kjo shpesh është e ekzagjeruar dhe e paqëndrueshme, duke ndryshuar shpejt sipas interesit të tyre.