Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë njoftuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, pas negociatave intensive të ndërmjetësuara nga Pakistani.

Marrëveshja parashikon ndalimin e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit  dhe fillimin e negociatave brenda 60 ditëve për një marrëveshje përfundimtare.

Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një “marrëveshje paqeje” që do të thotë fundi i operacioneve ushtarake në “të gjitha” frontet, “përfshirë Libanin”.

Në të njëjtën kohë, Donald Trump po e paralajmëron Teheranin se Uashingtoni do të kthehet me presion ushtarak nëse nuk ka një marrëveshje të kënaqshme për programin bërthamor. Ndërkohë, ceremonia zyrtare e nënshkrimit është planifikuar për të premten, më 19 qershor në Zvicër.