
Ka disa arsye pse kemi ndaluar së kërkuari mbështetje emocionale kur jemi të lënduar. Ka një lloj nevoje emocionale që shumica e njerëzve e përjetojnë, por pak dinë ta shprehin. Ajo shfaqet pas një ndarjeje, gjatë një sëmundjeje, pas një zhgënjimi, ose pas një përvoje të dhimbshme. Ndonjëherë shfaqet edhe kur nuk ka ndodhur asgjë dramatike, por dhimbjet e vogla të jetës grumbullohen.
Sipas psikologëve, një person mund të ndihet i trishtuar, i zhgënjyer, i frikësuar, i vetmuar ose i mbingarkuar. Kur e pyet çfarë i duhet, shpesh nuk di të përgjigjet. Por, ajo që i duhet në të vërtetë është mbështetja emocionale. Megjithatë, sot nuk po flitet shumë për këtë.
Mbështetja emocionale ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme që një njeri mund t’i jepte një tjetri. Por, me kalimin e kohës, kjo ndryshoi. Kultura filloi të shohë dhimbjen emocionale si diçka që duhet “zgjidhur” ose “analizuar”.
Por, mbështetja emocionale nuk është diçka që e bën, është thjesht prani. Studimet tregojnë se ajo që na duhet në dhimbje është prania e një personi tjetri. Edhe fëmijët e tregojnë qartë këtë, kur lëndohen, kërkojnë prindin jo për zgjidhje problemi, por për mbështetje emocionale.
Ndërsa, të rriturit e fshehin këtë nevojë. Në vend që të thonë kam nevojë për mbështetje emocionale, ankohen, mbyllen ose bëhen nervozë. Por, ajo që mund t'i qetësojë vërtet është thjesht një person që është aty për ta. Në ato momente, nuk duhet zgjidhje apo këshillë, duhet prania e një personi, një përqafim, dikush që thotë: Jam këtu.
