Futbollisti brazilian Neymar ka ndarë një lajm të gëzueshëm me tifozët e tij, duke njoftuar se do të bëhet sërish baba. Sulmuesi zbuloi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale se bashkëshortja e tij, Bruna Biancardi, është në pritje të fëmijës së tretë të çiftit.

Për Neymarin, ky do të jetë fëmija i pestë, ndërsa gjatë ceremonisë së veçantë për zbulimin e gjinisë së foshnjës, çifti mësoi se do të sjellë në jetë një vajzë.

Momenti u shoqërua me shpërthimin e bojës rozë, ndërsa në festë morën pjesë edhe fëmijët e tjerë të familjes, përfshirë dy vajzat e vogla të çiftit dhe djalin e madh 14-vjeçar të futbollistit.

I emocionuar nga lajmi, Neymar nuk e fshehu gëzimin e tij. “Do të çmendem”, u shpreh braziliani gjatë videos që u bë shpejt virale në internet.

Ky lajm vjen në një periudhë të ngarkuar për sulmuesin 34-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet i grumbulluar me Brazilin në Botërorin 2026. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)