
Emma Heming Willis ka sqaruar një nga keqkuptimet më të zakonshme rreth diagnozës së bashkëshortit të saj, Bruce Willis, i cili u diagnostikua me demencë frontotemporale në vitin 2023.
Gjatë një interviste në podcastin "The Bossticks", Emma shpjegoi se kjo sëmundje nuk është e njëjtë për të gjithë pacientët dhe se ekzistojnë tre variante të ndryshme.
"Forma që ka Bruce ndikon te gjuha. Ekziston një variant tjetër që prek sjelljen dhe një tjetër që ndikon te lëvizjet", tha ajo.
Emma theksoi gjithashtu se, ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz, sëmundja e Bruce nuk prek kujtesën.
"Kur njerëzit pyesin nëse ai i mban mend ende personat e afërt, përgjigjja është po. Kjo ndodh sepse ai nuk vuan nga Alzheimeri, por nga demenca frontotemporale,” shpjegoi ajo.
Sipas saj, shumë njerëz e lidhin automatikisht demencën me humbjen e kujtesës, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
