Prej kohësh në rrjetet sociale ka pasur aludime për një romancë të mundshme mes Butrint Imerit dhe një emri shumë të njohur të kinematografisë turke, Su Burcu Yazg? Co?kun. Deri më tani, gjithçka kishte mbetur vetëm në kuadrin e thashethemeve, duke i lënë fansat kuriozë nëse bëhej fjalë për një miqësi të thjeshtë apo diçka më shumë.

Megjithatë, dyshimet e fundit pothuajse janë konfirmuar. Vetëm pak ditë më parë, aktorja me prejardhje shqiptare ka qenë e pranishme në eventin privat të Butrintit, i cili u organizua në nder të lançimit të albumit të tij më të ri. Prania e saj në këtë festë ngriti menjëherë pikëpyetje të mëdha.

Sikur të mos mjaftonte prania e saj në festë, lëvizja e tyre e fundit në rrjetet sociale i ka vënë vulën gjithçkaje. Butrinti dhe Su Burcu tashmë i kanë bërë “follow” njëri-tjetrit në Instagram.