Ish-çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa fotove nga një udhëtim i përbashkët në kryeqytetin francez.

Dyshja ndodhen aktualisht në Paris, ku po kalojnë disa ditë pushimi së bashku me vajzën e tyre, Renee. 

Pavarësisht se kanë vite që janë ndarë, dyshja po vazhdon të dëshmojë se kur bëhet fjalë për lumturinë e vajzës së tyre, ata mbeten prindër të përkushtuar.

Kjo nuk është hera e parë që ish-çifti vendos të realizojë pushime të përbashkëta për hir të vajzës së tyre.

Ata vazhdojnë të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme, duke e vendosur gjithmonë vajzën e tyre në qendër të vëmendjes, një shembull ky që po vlerësohet shumë nga ndjekësit e tyre.