Suksesi në biznes nuk vjen rastësisht, por ndërtohet përmes disiplinës, qëndrueshmërisë dhe zakoneve të përditshme.

Sipërmarrësit e suksesshëm nuk dallohen vetëm nga idetë e tyre të mëdha, por nga mënyra si e menaxhojnë çdo ditë, si i organizojnë prioritetet dhe si reagojnë ndaj sfidave.

Ata kanë rutina të qarta që i ndihmojnë të qëndrojnë të fokusuar, produktivë edhe kur përballen me presion ose pasiguri. Më poshtë janë katër zakonet e përditshme të sipërmarrësve të suksesshëm.

Ata kanë një orar dhe i përmbahen atij

Dita ka vetëm 24 orë dhe kur je një sipërmarrës, koha është me vlerë të madhe. Për të përfituar sa më shumë nga çdo ditë, sipërmarrësit e suksesshëm i qëndrojnë besnik një orari të rreptë. Ja një shembull: Elon Musk, themelues dhe CEO i SpaceX dhe Tesla, planifikon gjithë ditën e tij në blloqe pesë minutësh. Në këtë mënyrë, ai është në gjendje të bëjë sa më shumë në një ditë. 

Ata lexojnë shumë

Sipërmarrësit e suksesshëm e kanë të mësuarit e vazhdueshëm zakon. Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, lexon 50 libra në vit. “Kjo është një nga mënyrat kryesore që mësoj, dhe ka qenë që kur isha fëmijë,” tha ai në një intervistë në New York Times. 'Shkoj edhe për të vizituar vende interesante, për të takuar shkencëtarë, por leximi është ende mënyra kryesore që unë të mësoj gjëra të reja dhe të testoj mirëkuptimin tim".

Ata bëjnë stërvitje

Po, stërvitja mban trupin në formë dhe mendjen e mprehtë, por kjo mund të ketë një ndikim edhe më të madh në suksesin afatgjatë të sipërmarrësit. Pse? Ushtrimi lehtëson stresin dhe djeg kaloritë dhe ndihmon në mbajtjen e një balance të shëndoshë në punë dhe në jetë.

Richard Branson, themeluesi i Virgin Group, thotë se ai e shton produktivitetin e tij me stërvitje të rregullt. “Të qenurit aktiv  është një pjesë e rëndësishme. Unë dyshoj se do të kisha qenë aq i suksesshëm në karrierën time dhe i  lumtur në jetën time personale, nëse nuk do të kisha dhënë gjithmonë rëndësi shëndetit tim", thotë Branson.

Ata qëndrojnë pozitivë                                             

Jeta e një sipërmarrësi është plot pengesa, por ajo që çon në sukses është një mendim pozitiv dhe inovativ. Aftësia për të parë gjërat në një mënyrë pozitive do të thotë që ju jeni i hapur për të parë mundësi interesante dhe unike që të tjerët mund t'i humbasin. Thomas Edison dikur tha: "Nuk kam dështuar 10.000 herë. Kam gjetur me sukses 10.000 mënyra që nuk do të funksionojnë".