
Taylor Swift dhe Travis Kelce kishin planifikuar fillimisht të martoheshin në qershor në Rhode Island, pranë rezidencës së këngëtares, në një ceremoni private. Megjithatë, organizimi thuhet se u anulua pasi detajet e vendndodhjes u bënë publike.
Burime pranë tyre pretendojnë se ceremonia ishte planifikuar të zhvillohej në Ocean House, një resort luksoz me pesë yje pranë shtëpisë së Taylor Swift në Rhode Island. Pas rrjedhjes së informacionit, thuhet se dyshja vendosën të ndryshojnë planet dhe të kërkojnë një alternativë më private.
Swift dhe Kelce po shqyrtojnë mundësinë e organizimit të festimeve në Madison Square Garden në New York më 3 korrik. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, ceremonia e martesës mund edhe të mos zhvillohet aty, por në një vend më intim dhe larg vëmendjes së publikut.
Ndërkohë, revista Star raportoi se ndryshimet e vazhdueshme të datave dhe lokacioneve kanë shkaktuar stres të konsiderueshëm për çiftin. Madje, të gjithë të ftuarit, përfshirë familjarët dhe miqtë e ngushtë, janë detyruar të firmosin marrëveshje të rrepta konfidencialiteti për të shmangur rrjedhjen e informacioneve.
Kjo nuk është hera e parë që çifti përballet me probleme të tilla. Më herët, Daily Mail raportoi se Taylor Swift kishte zgjedhur të mos ndante shumë detaje rreth organizimit të dasmës as me babanë e Travis, Ed Kelce, nga frika se informacioni mund të bëhej publik.
