Këngëtari i njohur Ermal Meta ka emocionuar ndjekësit e tij me një dedikim të veçantë dhe plot dashuri për vajzën e tij, Fortuna, e cila ka festuar 2 vjetorin.

Me rastin e kësaj dite të rëndësishme për familjen e tij, artisti publikoi një mesazh të veçantë në rrjetet sociale.

Postimi u shoqërua gjithashtu me një foto të tijën ku shihet së bashku me vajzën e tij.

“Gëzuar ditëlindjen, shpirti im. Shpatullat e mia do të jenë gjithmonë të tuat”, shkruan Ermal Meta në postim.

Ermal Meta është edhe babai i 2 vajzave, të cilat i ka birësuar në një jetimore në Shqipëri.