Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të ndalojnë mediat sociale për miturit nën 15 vjeç, duke ndjekur hapat e vendeve të tjera si Australia, Britania e Madhe dhe Kanadaja.

Sipas një rezolute të miratuar, fëmijëve nën 15 vjeç do t'u ndalohet të krijojnë, përdorin ose operojnë llogari personale në rrjetet sociale.

Adoleshentët e moshës 15 dhe 16 vjeç do të lejohen të përdorin rrjetet sociale, në varësi të masave të përforcuara mbrojtëse.

Rregullat zbatohen për të gjitha platformat e rrjeteve sociale që operojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kërkojnë që kompanitë të zbatojnë masa të forta për verifikimin e moshës, duke përfshirë kontrollet e identitetit dixhital.