Pas muajsh spekulimesh dhe larg vëmendjes së mediave rozë, Jozi ka vendosur të flasë hapur për statusin e tij sentimental. I ftuar në emisionin “Top Arena”, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania” u përball me një pyetje direkte nga Brikena, e cila zgjodhi të mos i sillte rrotull temës.

“A je single?”, e pyeti ajo.

Përgjigjja e Jozit ishte e menjëhershme dhe pa asnjë hapësirë për interpretime.

“Po, momentalisht jam single”, u shpreh ai.

Me këtë deklaratë, artisti konfirmoi se historia e tij e fundit e dashurisë ka marrë fund. Bëhet fjalë për lidhjen që ai kishte bërë publike pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, kur kishte treguar se po jetonte një romancë me një vajzë jashtë botës së showbizit.

Në atë periudhë, Jozi kishte zgjedhur ta mbante partneren larg syrit të publikut, duke ruajtur privatësinë e marrëdhënies së tyre dhe duke mos ndarë detaje të shumta në rrjetet sociale apo media.

Megjithatë, deklarata e tij e fundit lë të kuptohet se kjo histori tashmë i përket së kaluarës. Edhe pse nuk dha më shumë detaje për arsyet e ndarjes apo kohën kur ka ndodhur, artisti konfirmoi se aktualisht po shijon jetën si beqar.

Që prej daljes nga “Big Brother VIP Albania”, emri i Jozit ka vijuar të jetë në qendër të vëmendjes, si për projektet muzikore ashtu edhe për jetën e tij private. Ndaj deklarata e fundit ka ngjallur menjëherë interesin e ndjekësve, të cilët prej kohësh pyesnin se çfarë kishte ndodhur me lidhjen që ai kishte zgjedhur ta jetonte larg reflektorëve.

Tashmë duket se këngëtari po fokusohet te vetja dhe karriera, ndërsa zemra e tij është sërish e lirë.