
Çiftet që e mbajnë marrëdhënien e tyre private shpesh ndërtojnë një lidhje më të fortë, sepse fokusohen te njëri-tjetri dhe jo te mendimet e të tjerëve.
Kur më pak njerëz dinë për një marrëdhënie, ka më pak presion, duke i lejuar partnerët të komunikojnë më mirë dhe të zgjidhin problemet me më shumë pjekuri.
Sipas një studimi thuhet se privatësia e mbron lidhjen nga negativiteti, xhelozia dhe ndërhyrjet e panevojshme, duke i dhënë asaj hapësirën për t’u zhvilluar natyrshëm.
Kjo krijon një ndjenjë më të thellë besimi dhe besnikërie, ndaj çiftet që zgjedhin ta mbajnë marrëdhënien larg vëmendjes së publikut shpesh kanë më shumë gjasa të qëndrojnë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe të kurorëzojnë lidhjen me martesë.
