Marrëdhënia mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit ishte një nga temat që ngjalli më shumë kuriozitet gjatë rrugëtimit të këngëtares në “Ferma VIP”. Edhe pas përfundimit të spektaklit, publiku vazhdon të pyesë nëse ka pasur një komunikim mes tyre dhe si qëndron sot raporti që prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes.

Në “Post Ferma VIP”, Soni u përball me pyetjen që shumëkush priste.

“A ke folur me Flor Mumajesin?”, e pyeti moderatori Florian Agalliu.

“Jo”, u përgjigj këngëtarja.

Pikërisht kjo përgjigje hapi menjëherë vend për batuta dhe komente në studio. Sara vendosi ta ngacmonte me humor.

“Jo po, apo jo jo?”, i tha ajo.

Ndërkohë, Einxhel Shkira hodhi një koment që shkaktoi të qeshura dhe ngriti edhe më shumë pikëpyetje.

“Nuk kanë folur sepse janë takuar”, u shpreh ajo.

Momenti u bë edhe më interesant kur Florian Agalliu la të kuptohej se kishte kuptuar diçka më shumë nga reagimi spontan i Sonit.

“Unë e mora përgjigjen gjatë kohës që Sara të pyeti dhe ti s’e kishe mendjen që unë po të dëgjoja”, tha moderatori.

Nga ana tjetër, Sara u përpoq të largonte vëmendjen nga situata duke thënë me humor se pyetja e saj nuk kishte lidhje me Florin.

Megjithëse Soni nuk dha asnjë detaj shtesë dhe nuk konfirmoi asnjë takim apo komunikim me kantautorin e njohur, momenti u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës interpretuan buzëqeshjen dhe reagimet e saj si një shenjë se mes tyre mund të ketë pasur kontakte larg syrit të publikut.

Më pas, biseda u zhvendos te eksperienca e saj në fermë, për të cilën këngëtarja kishte vetëm fjalë pozitive.

“Eksperiencë e jashtëzakonshme. Është shumë ndryshe nga brenda dhe shihet shumë ndryshe nga jashtë”, u shpreh ajo.

Ndërsa misteri rreth raportit me Flor Mumajesin mbetet ende pa një përgjigje të qartë, një gjë është e sigurt: sa herë përmenden emrat e tyre bashkë, vëmendja e publikut është e garantuar.