Filmat janë shumë më tepër sesa thjesht argëtim. Ata kanë fuqinë të na bëjnë të qeshim, të qajmë, të ëndërrojmë dhe të reflektojmë mbi jetën në mënyra që shpesh nuk i presim. Përmes historive të paharrueshme dhe personazheve që mbeten në kujtesën tonë për vite me radhë, kinemaja na ka dhuruar edhe disa nga thëniet më të bukura për jetën.

Shpesh, një fjali e vetme e thënë në momentin e duhur mund të ketë më shumë ndikim sesa një fjalim i tërë. Nga filmat romantikë tek dramat, më poshtë do të gjeni disa nga thëniet më të bukura për jetën, të marra nga filmat më ikonikë të të gjitha kohërave.

‘Nuk jemi ajo që themi, jemi ajo që bëjmë’- ‘Before Sunrise’

‘Gjithçka që duhet të vendosim është çfarë do të bëjmë me kohën që na është dhënë’- ‘The Lord Of Rings’

‘Mënyra si jeton është më e rëndësishme se gjithçka që zotëron’- The Tree of Life

‘Çdo brez mendon se koha më e bukur ka qenë një kohë tjetër’- Midnight in Paris

‘Çdo ditë që zgjohemi dhe marrim frymë është një ditë e mirë- Scarface