Në një periudhë kur marrëdhënia e tij me familjen Beckham vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të tensioneve familjare të raportuara, Brooklyn Beckham ka ndarë një mesazh tejet romantik për bashkëshorten e tij Nicola Peltz, me rastin e përvjetorit të fejesës së tyre, duke kujtuar momentin kur i propozoi martesë.
Në një postim në Instagram, 27-vjeçari shkroi se gjashtë vite më parë i kishte kërkuar shoqes së tij më të mirë të bëhej gruaja e tij dhe se jeta me të është aventura më e bukur që mund të kishte imagjinuar.
“Gjashtë vite më parë i kërkova shoqes sime më të mirë të martohej me mua. Ti je vajza, gruaja ime e bukur dhe e gjithë zemra ime. Çdo ditë me ty është aventura më e bukur dhe ende nuk e besoj që mund ta ndaj jetën time me ty. Ti i bën të gjitha më të shndritshme, më gazmore dhe më magjike vetëm sepse je ti. Mezi pres të vazhdojmë të qeshim, të ëndërrojmë dhe të mbetemi gjithmonë të rinj së bashku. Të dua më shumë se sa mund ta shprehin fjalët”, shkroi Beckham.
Nga ana e saj, Nicola Peltz gjithashtu ndau një mesazh për bashkëshortin, duke thënë se ai “është shoku i saj më i mirë dhe dashuria e saj e përjetshme”, dhe se ndihet me fat që ndan jetën me të.
Çifti u martua në prill të vitit 2022 në Palm Beach, në një ceremoni luksoze që tërhoqi vëmendje të madhe mediatike.
View this post on Instagram
