Vetëm pak javë pasi u përfolën për udhëtimet e tyre sekrete në Japoni dhe Havai, Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë parë sërish bashkë, këtë herë në vendlindjen e aktorit, në Australi.

Ylli i “The Kardashians”, 30- vjeçe, dhe aktori i “Wuthering Heights” e “Euphoria”, 28 vjeç, janë fotografuar duke shëtitur një qen në Byron Bay një qytet bregdetar që ndodhet rreth dy orë larg Brisbane, vendit ku ka lindur Elordi.

Për këtë dalje, dyshja kishte zgjedhur sërish të kombinohej, duke veshur mushama shiu me ngjyra të ndezura dhe pantallona të errëta.

Ata u përpoqën të qëndronin sa më diskretë duke përdorur syze dielli dhe mbulesa koke, Kendall me një shami (bandana), ndërsa Jacob me një kapele sporti.

Ky qëndrim në Australi pason një sërë takimesh që konfirmojnë romancën e tyre në rritje. Më 1 qershor, ata u panë duke darkuar në restorantin “Udon Shin” në Japoni, ku stafi ndau edhe një selfie me ta.