Gënjeshtra nuk zbulohet gjithmonë nga faktet, por shpesh nga mënyra se si dikush flet. Edhe pse askush nuk mund të përcaktojë me siguri nëse një person po gënjen vetëm nga disa fjalë, ekspertët e sjelljes vënë në dukje se disa shprehje përdoren më shpesh nga njerëzit që përpiqen të fshehin të vërtetën.

Nga zhvendosja e fajit te manipulimi emocional, këto fraza mund të shërbejnë si sinjale paralajmëruese në bisedat e përditshme. Ja 6 shprehjet që burrat që gënjejnë shpesh priren t’i përdorin më shumë se të tjerët:

1. “Po të them të vërtetën”

Kur dikush vihet përballë një gënjeshtre, shpesh bëhet mbrojtës. Ai mund të ndihet në siklet dhe të përpiqet ta fshehë të vërtetën me një tjetër gënjeshtër. Burrat që nuk janë të sinqertë shpesh insistojnë se po thonë të vërtetën, duke u përpjekur t’ju bindin të besoni atë që thonë. Por ky insistim mund të jetë një sinjal paralajmërues. Nëse dikush nuk arrin të pranojë as një gënjeshtër të vogël, ka gjasa që kjo të jetë një sjellje e përsëritur.

2. “Kjo nuk është pjesa e rëndësishme e historisë”

Kur tregojnë një histori, njerëzit që gënjejnë shpesh kanë vështirësi t’u përgjigjen pyetjeve shtesë. Për të shmangur zbulimin, ata përpiqen ta kalojnë shpejt temën. Duke thënë se një detaj “nuk është i rëndësishëm”, ata përpiqen të largojnë vëmendjen nga pika ku mund të zbulohen. Në thelb, është një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë dhe për të kontrolluar rrjedhën e bisedës.

3. “Ti je shumë mosbesues/e”

Kjo është një taktikë e njohur manipulimi psikologjik, e quajtur “gaslighting”. Personi përpiqet t’ju bëjë të vini në dyshim perceptimin dhe kujtesën tuaj. Kur një burrë thotë: “Pse je kaq dyshues/e?” ose “Nuk më beson fare”, ai mund të jetë duke e zhvendosur fajin tek ju. Në vend që të japë shpjegime për sjelljen e tij, ai përpiqet t’ju bëjë të ndiheni fajtorë për dyshimet tuaja.

4. “Ti e di që unë nuk do ta bëja kurrë këtë”

Kur kemi besim tek dikush, duam të mendojmë se ai është një person i mirë. Por njerëzit e pandershëm mund ta përdorin këtë besim në favorin e tyre. Një burrë mund të tregojë një histori dhe më pas të shtojë: “Ti e di që unë nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë”, duke u mbështetur tek besimi që keni për të. Kjo është një mënyrë për të shmangur dyshimet dhe për të përdorur lidhjen emocionale si mburojë.

5. “Ti nuk ishe aty”

Ndoshta nuk keni qenë të pranishëm në situatën për të cilën ai po flet. Megjithatë, mund të ndjeni se diçka nuk shkon. Kur përdor këtë frazë, ai po përpiqet të minojë gjykimin tuaj. Duke theksuar se ju nuk keni qenë dëshmitarë të ngjarjes, ai synon t’ju bëjë të mendoni se nuk keni të drejtë ta vini në dyshim versionin e tij të historisë.

6. “A nuk je dakord?”

Kur një burrë flet keq për dikë tjetër, mund të ekzagjerojë ose të shtrembërojë faktet për ta bërë personin të duket më negativ. Duke pyetur vazhdimisht “A nuk je dakord?”, ai kërkon mbështetje për atë që po thotë. Ndonjëherë kjo ndodh sepse dëshiron të justifikojë sjelljen e tij, ndërsa herë të tjera përdoret si formë kontrolli, për t’ju përfshirë në mendimin e tij dhe për t’ju bërë bashkëpërgjegjës nëse situata del në pah.