Sipas një studimi 63% e grave beqare përjetojnë atë që njihet si "single shaming" (stigmatizim për shkak të statusit të tyre beqare) tregon se presioni shoqëror ndaj grave vazhdon të jetë i fortë.

Ky fenomen shpesh buron nga pritshmëritë tradicionale të shoqërisë, komentet e familjarëve apo të afërmve që besojnë se po japin këshilla me qëllim të mirë, si edhe nga normat kulturore të rrënjosura prej kohësh.

Në shumë raste, grave u krijohet ndjesia se jeta e tyre nuk është e plotë ose se nuk kanë arritur sukses nëse nuk kanë një partner.

Kjo ndodh pavarësisht faktit se gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin të jenë beqare, duke i dhënë përparësi pavarësisë, zhvillimit personal, karrierës dhe mirëqenies së tyre.