
Suksesi nuk varet vetëm nga fati apo talenti, shpesh janë disa zakone, mënyra e të menduarit dhe vendime të përditshme që mund t'ju pengojnë që të arrini suksesin. Njohja e këtyre pengesave është hapi i parë për t'i kapërcyer dhe për të ecur të sigurt drejt objektivave.
1. Frika e dështimit
Një pjesë e konsiderueshme njerëzish rriten me idenë se asnjëherë nuk duhet të dështojnë. Një kategori tjetër e konsiderojnë dështimin si “turp”. Gjithësesi dështimi është një hap i rëndësishëm në rrugën e gjatë drejt suksesit. Një frikë e tillë është e pranishme pothuajse në të gjitha gjërat e rëndësishme që ne bëjmë, kur kërkojmë për një punë të re, kur shprehim një ide të re, etj. Një gjë e tillë nuk mund të kalohet me një apo me dy këshilla sepse fillimisht duhet pak kohë derisa ju vetë në rradhë të parë ta pranoni dhe të mos druheni prej saj.
2. Të qenurit perfekt
Disa njerëz nuk kanë frikë vetëm nga dështimi por vuajnë nga diçka tjetër, dëshira për të qenë perfekt në çdo gjë. Por një gjë e tillë nuk ekziston dhe ndërkohë që ju prisni që ta arrini, dikush tjetër pranë jush po ecën më përpara. Mos u shqetësoni edhe nëse gaboni. E rëndësishme është që të bëni përpara edhe pa qenë 100% perfekt.
3. Frika e të hequrit dorë
Askush nuk i ka qeif ata njerëz të cilët fillojnë diçka dhe heqin dorë prej saj në mes të punës apo thjesht e lenë të papërfunduar. Por nëse e dini që një projekt i caktuar që keni filluar do të dështojë, është më mirë që ta lini që në fillim, sesa të vazhdoni të humbisni kohë, energji në diçka që nuk do të funksionojë.
