Ajo që e dallon një person me potencial për të ndërtuar pasuri nuk është domosdoshmërisht paga e lartë apo fati, por zakonet dhe mënyra e të menduarit që zhvillon që herët në jetë. Ekspertët e financave personale dhe psikologjisë së sjelljes thonë se disa sjellje të përditshme mund të jenë tregues të fortë të suksesit financiar në të ardhmen.

Edhe pse nuk ekziston një formulë e sigurt për t'u bërë i pasur, këto zakone mund të rrisin ndjeshëm mundësitë për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme ekonomikisht. Ja 10 sjellje të hershme që, sipas ekspertëve, mund të zbulojnë nëse dikush ka potencialin të krijojë pasuri me kalimin e viteve.

1. Besojnë se janë të aftë të ndërtojnë një jetë më të mirë

Sa më shumë një person beson në aftësitë e veta, aq më shumë gjasa ka të krijojë pasuri. Vetëbesimi i vërtetë nuk ka të bëjë me duartrokitjet e të tjerëve, por me njohjen e vlerës personale, edhe kur askush nuk po e vlerëson ende.

Njerëzit me vetëbesim e dinë çfarë bëjnë mirë dhe çfarë jo, dhe gjithmonë kërkojnë të përmirësohen. Ata fokusohen te pikat e tyre të forta dhe i përdorin ato për të ecur përpara.

2. I shohin sfidat si mundësi për të mësuar

Një nga shenjat më të holla të suksesit financiar është mënyra si dikush reagon ndaj vështirësive. Në vend që t’i shohin si fundin e rrugës, i shohin si mundësi për t’u rritur. Disa njerëz “ngrijnë” kur jeta bëhet e vështirë, ndërsa të tjerë përshtaten. Sipas kërkimeve në revistën Nature, mentaliteti i rritjes ndihmon njerëzit të përballojnë sfida më të mëdha dhe të mos dorëzohen lehtë.

3. Kërkojnë feedback në vend që të pretendojnë se dinë gjithçka

Të kërkosh mendim nga të tjerët është shenjë pjekurie. Njerëzit që kanë potencial për sukses e pranojnë që gabojnë, por nuk mbeten peng i gabimeve. Sipas studiuesve të psikologjisë, gabimet mund të rrisin kreativitetin dhe qëndrueshmërinë. Aftësia për të mësuar nga feedback-u është thelbësore për sukses afatgjatë.

 4. Ndërtojnë marrëdhënie me njerëz që i ndihmojnë të rriten

Rrjeti i duhur i njerëzve është shumë i rëndësishëm. Njerëzit e suksesshëm rrethohen me individë që i frymëzojnë dhe i çojnë përpara. Një studim në revistën Science tregon se edhe lidhjet më të dobëta profesionale mund të sjellin mundësi të reja pune.

5. Dinë të thonë “jo”

Suksesi nuk vjen vetëm nga “po”-të, por edhe nga aftësia për të refuzuar gjërat që nuk sjellin vlerë. Kjo i ndihmon të ruajnë fokusin dhe energjinë. Studime mbi menaxhimin e kohës tregojnë se kjo lidhet direkt me performancën dhe uljen e stresit.

6. Pushojnë 

Njerëzit e suksesshëm e dinë që suksesi është maratonë, jo sprint. Ata respektojnë pushimin dhe nuk e shohin si humbje kohe. Gjumi dhe rikuperimi përmirësojnë kujtesën, humorin dhe produktivitetin.

7. Përshtaten kur gjërat ndryshojnë

Fleksibiliteti është çelësi. Ata e dinë që ajo që funksionoi dje, mund të mos funksionojë nesër. Sipas studimeve në Journal of Vocational Behavior, përshtatshmëria lidhet me kënaqësinë dhe performancën në punë.

8. Marrin iniciativë pa u shtyrë nga të tjerët

Njerëzit që marrin iniciativë janë shpesh ata që bëhen liderë. Ata nuk presin leje për të vepruar. Ata marrin përgjegjësi dhe nuk frikësohen nga rreziku.

9. E përdorin kohën me mençuri

Ata nuk përpiqen të bëjnë gjithçka njëkohësisht. Fokusohen te një gjë. Multitasking-u i tepruar, sipas kërkimeve, ul kujtesën dhe efikasitetin.

10. Reflektojnë mbi vendimet e tyre

Reflektimi është një nga mjetet më të fuqishme për rritje. Shumë liderë të suksesshëm thonë se mësojnë më shumë nga gabimet sesa nga sukseset. Vetëdija emocionale ndihmon edhe në rritjen financiare.