
Virgjëresha
Në datën 13 do të kenë një shkëputje marrëdhëniesh, tradhti, pasiguri në çift dhe në çështjet ekonomike. Kështu që Virgjëreshat e fillojnë kështu këtë muaj dhe me Marsin, i cili takohet me Uranin, do të kenë sulme në karrierë, në punë dhe ndryshime të papritura. Përmbahuni në 15-ditëshin e parë, se më pas gjërat fillojnë dhe rregullohen. Ky është një muaj që ju stërvit, sepse është viti tjetër që ju përket juve, ky vit jo.
Demi
Janë në një pozicion jo të mirë dhe fillojnë të qetësohen nga data 14 korrik me Hënën e re në Gaforre, pasi marrin një lajm të mirë, një rrugë të re, një mësim karmik dhe fillojnë edhe çlirohen më tej. Çështjet familjare krisen në fund të muajit dhe duhet të kenë kujdes çfarë humbin, çfarë fitojnë dhe çfarë kërkojnë në fund të kësaj periudhe.
Shigjetari
Shenjat e zjarrit do të kenë përparësi për një vit të tërë. Do të jetë një shenjë që favorizohet në kontakte me jashtë, në ligj, në udhëtime, në studime. Do të çlirohen ekonomikisht nga data 14 korrik. Megjithatë, fillimi i muajit do të jetë i vështirë për këtë shenjë, sepse do të kenë sulme, antagonizëm, probleme në çift, ndarje, por marrin hov me Jupiterin në Luan, sepse sido që të vejë puna, fundi i muajit do të jetë i mirë.
Ujori
Është viti i tyre, por Hëna e plotë në Ujor në fund të muajit nuk do t’i lërë pa prekur në jetën personale, në ndryshime të mëdha dhe diçka duhet të lënë mbrapa që të ecin përpara. Ata që kanë pushtet duhet të lënë pas këtë pushtet të vjetër, tek i cili kanë marrë energji nga njerëz të tjerë, për të hapur rrugën drejt një pushteti të ri, që të jetë energjia më e unifikuar. Jeta personale e Ujorëve ndryshon komplet nga fundi i muajit.
