Angela Nikolau dhe Ivan Beerkus kanë tërhequr vëmendjen, pasi u ngjitën në majën e Empire State Building, rreth 443 metra mbi tokë, për të bërë propozimin për martesë.

Ata mbanin në dorë një pankartë me mesazhin: “Kur fuqia e dashurisë të jetë më e madhe se dashuria për pushtetin, bota do ta njohë paqen”.

Më pas, në majë të rrokaqiellit, Ivan Beerkus u ul në gjunjë dhe i propozoi martesë Angelës Nikolau.

Ajo tha po. Pas momentit romantik, çifti zbriti poshtë, ku u arrestuan nga autoritetet.

Por, pjesa më e veçantë e kësaj historie nuk ishte propozimi, por fakti që dikush bën gjëra të tilla për dashurinë.

Dikush që shkon deri në atë pikë, dikush që është gati të rrezikojë, të dalë jashtë normales dhe të thyejë kufijtë vetëm për dashurinë.