
Shumë njerëz pyesin sot: çfarë i bën më mirë zorrëve, fibra apo probiotikët? Pas vitit 2025, vëmendja po kalon te fibra, një lëndë ushqyese e thjeshtë por shumë e fuqishme, që premton përmirësim të tretjes dhe përfitime për shëndetin metabolik dhe atë të zemrës.
Por ku futen probiotikët, një tjetër element shumë i njohur për shëndetin e zorrëve? A është më e rëndësishme fibra apo probiotikët?
Përfitimet e fibrës
Fibra gjendet në ushqimet bimore dhe është një lloj karbohidrati që trupi nuk e tret, por bakteret e zorrëve po. Sipas ekspertëve, kur fibrat arrijnë në zorrë, bakteret i fermentojnë dhe prodhojnë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, të cilat: forcojnë barrierën e zorrëve, ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, përmirësojnë kolesterolin, ndihmojnë në kontrollin e oreksit, ulin inflamacionin dhe mbështesin imunitetin.
Fibra gjithashtu ndihmon tretjen duke përmirësuar lëvizjen e zorrëve, duke i bërë jashtëqitjet më të buta dhe më të rregullta. Ajo mund të ndihmojë si në kapsllëk, ashtu edhe në diarre, në varësi të llojit të saj (e tretshme dhe e patretshme).
Përfitimet e probiotikëve
Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që merren për të përmirësuar shëndetin e zorrëve. Ata ndihmojnë duke: rritur diversitetin e baktereve të mira, luftuar bakteret e dëmshme mbështetur rikuperimin e zorrëve pas antibiotikëve, ndihmuar në raste si IBS dhe disa probleme me tretjen.
Cila është më e mirë?
Sipas ekspertëve, fibra konsiderohet më e rëndësishme dhe themelore për shëndetin e zorrëve. Ajo ka efekte më të qëndrueshme dhe më të përgjithshme në trup, ndërsa probiotikët mund të jenë të dobishëm në situata specifike, por jo gjithmonë të domosdoshëm.
