Gratë që punojnë në disa nga profesionet më të paguara në Mbretërinë e Bashkuar përballen me një realitet të vështirë. Edhe pse pagat e larta sjellin liri financiare dhe siguri, arritja e suksesit shpesh kërkon sakrifica të mëdha dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Ngjitja në majë të çdo karriere është e vështirë dhe rrallë ndodh pa punë të palodhur dhe sfida. Megjithatë, gjithnjë e më shumë gra po arrijnë role me paga të larta dhe pozicione drejtuese.

Më poshtë do të njiheni me 5 gra të cilat punojnë në këto profesione: kirurge, dentiste, CEO dhe udhëheqëse në teknologji për të treguar realitetin e vërtetë pas këtyre sukseseve.

Jen Magill

Jen Magill, 41 vjeç, është kirurge konsulente pediatrike ORL dhe fiton rreth 180,000 £ në vit.

'Ka sakrifica të mëdha për gratë që arrijnë në majë është shumë konkurruese dhe kërkon përkushtim. Sidomos për gratë që krijojnë familje. Që kur u bëra nënë e binjakëve, kam bërë shumë sakrifica. Kam pasur provime të fundit kur ata ishin vetëm një vjeç dhe duhej të largohesha nga familja për të studiuar intensivisht. Ishte shumë e vështirë. Kam ndjenja të vazhdueshme faji si nënë. 

Shumë njerëz nuk e kuptojnë që paguan vetë për provime, kurse dhe trajnime. Është shumë e kushtueshme. Vetëm kur u bëra konsulente fillova të ndihesha më e qëndrueshme financiarisht. Kombinimi i punës publike dhe private më ka ndihmuar shumë. Nuk hyn në mjekësi për para, por për të bërë mirë për pacientët. Por puna sjell edhe ngarkesë emocionale që e merr me vete në shtëpi', thotë ajo.

Kelly Allison

Kelly Allison, 43 vjeç, është CEO e një agjencie dixhitale dhe fiton mbi 200,000 £.

'Në fillim të karrierës, duhej të punoja më shumë se kolegët meshkuj për t’u marrë seriozisht. Idetë e mia i vinin gjithmonë në dyshim. Tani drejtoj një kompani globale dhe kam përgjegjësi të mëdha. Ka ditë shumë të mira dhe ditë shumë të vështira. Sfida më e madhe është vetmia dhe përgjegjësia e madhe që nuk mbaron kurrë', thotë ajo.

Henrietta Ronson

Henrietta Ronson, 39 vjeç, është partnere në një firmë ligjore dhe fiton mbi 200,000 £.

'Puna në ligj penal është shumë intensive dhe pa orar të rregullt. Duhet të jesh gjithmonë i disponueshëm. Kam humbur shumë momente me familjen për shkak të punës, por e kam pranuar si pjesë të karrierës', thotë ajo.

Soumaya Zinet

Dr Soumaya Zinet, 28 vjeç, është dentiste dhe themeluese biznesi.

'Në fillim të biznesit nuk merrja rrogë, sepse prioritet ishte rritja e kompanisë. Vetëm më vonë fillova të fitoj siç duhet', thotë ajo.

Berit Block

Berit Block, 41 vjeç, është drejtore marketingu dhe fiton mbi 150,000 £.

'Orari i punës shpesh bie në të njëjtën kohë me jetën familjare, ndaj duhet ndarje e qartë e detyrave në shtëpi', thotë ajo.