
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, u pyet në një intervistë televizive në lidhje me bashkëpunimin e saj të parë dhe të suksesshëm muzikor me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin ka pasur edhe një histori dashurie prej disa vitesh.
Egli u shpreh se ai projekt mbetet shumë i rëndësishëm për të, duke treguar se do të flasë gjithmonë me vlerësim për atë mundësi:
“Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë. Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lançojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit.
Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, kudo që ishin. Shumë mirënjohje ndaj projektit dhe artistit në fjalë gjithashtu”, tha ajo. Ky reagim tregon se përtej ndarjes dhe rrugëve të tyre të ndryshme në jetë, Egli ruan një vlerësim për ish-partnerin.
