
Njerëzit e palumtur priren të përqendrohen më shumë seç duhet te gjërat që nuk mund t’i kontrollojnë, te gabimet e së shkuarës apo te frika për të ardhmen.
Këto shqetësime të vazhdueshme mund të ndikojnë në humor, marrëdhënie dhe mënyrën si e përjetojnë jetën. Ja 5 gjërat për të cilat shumë njerëz shqetësohen më shumë seç duhet.
1. Vëzhgojnë vazhdimisht dinamikat mes njerëzve
Njerëzit e palumtur shpesh analizojnë çdo grup shoqëror, duke u përpjekur të kuptojnë kush i pëlqen, kush i pranon dhe ku qëndrojnë vetë në raport me të tjerët. Në vend që të marrin pjesë natyrshëm, ata e shohin veten si të jashtëm dhe përfundojnë duke u ndier më të vetmuar.
2. Kërkojnë gjithmonë dikë për të fajësuar
Qoftë duke fajësuar të tjerët apo veten, ata e kanë të vështirë të lënë pas situatat e pakëndshme. Kanë nevojë të gjejnë një përgjegjës për çdo problem, në vend që të pranojnë atë që ka ndodhur dhe të ecin përpara.
3. Janë të fiksuar pas telefonit
Njoftimet, rrjetet sociale dhe nevoja për të qenë gjithmonë të informuar ndikojnë fort te mirëqenia e tyre. Ata ndihen të përjashtuar nëse nuk dinë çfarë po ndodh dhe kërkojnë vazhdimisht vlerësim nga të tjerët.
4. Mendojnë pa pushim për gjërat që i shqetësojnë
Shpesh imagjinojnë skenarët më të këqij të mundshëm. Në vend që të përqendrohen te gjërat që funksionojnë në jetën e tyre, ata ngecin në një cikël mendimesh negative që i konsumon emocionalisht.
5. Përgatiten gjithmonë për më të keqen
Të qenit i kujdesshëm është normale, por kur çdo situatë shihet si kërcënim, ankthi bëhet pjesë e përditshmërisë. Kjo mënyrë të menduari i mban vazhdimisht në gjendje alarmi dhe i pengon të shijojnë momentin.
