Bad Bunny ka ndezur sërish spekulimet për jetën e tij sentimentale, pasi është parë në shoqërinë e ish-partneres së tij, Gabriela Berlingeri. Fotografitë dhe videot që po qarkullojnë në rrjet tregojnë artistin portorikan dhe dizajneren e bizhuterive duke kaluar kohë së bashku gjatë turneut të tij evropian.

Prania e Gabrielës në disa prej ndalesave të turneut, si edhe në Wimbledon, ka bërë që shumë fansa të pyesin nëse mes tyre ka nisur një kapitull i ri.

Historia e dashurisë mes Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio dhe Gabrielës nisi në vitin 2017, pasi u njohën në Porto Riko.

Me kalimin e viteve, ajo u bë një nga njerëzit më të afërt të artistit, duke e shoqëruar në evente të rëndësishme dhe duke marrë pjesë edhe në disa prej projekteve të tij muzikore.

Në vitin 2022, raportimet për ndarjen e çiftit u bënë gjithnjë e më të shpeshta. Vetë këngëtari deklaroi në atë periudhë se ai dhe Gabriela kishin mbetur miq të ngushtë dhe se të dy ishin të lirë të vazhdonin jetën e tyre. Pak kohë më vonë, ai u përfol për lidhjen e bujshme me modelen Kendall Jenner.