Kim Kardashian sapo ka konfirmuar romancën e saj me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton. Për herë të parë, ylli i reality show-t ka ndarë me ndjekësit imazhe të përbashkëta ku shihen krah për krah, duke dëshmuar se piloti i njohur është tashmë pjesë e rrethit të saj më të ngushtë familjar.

Ky reagim i ëmbël vjen fill pas zërave të shumtë që qarkulluan me shpejtësi në rrjet. Përdoruesit e Instagramit kishin vënë re se dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në këtë platformë (unfollow), gjë që bëri që shumë njerëz të supozonin se lidhja e tyre kishte përfunduar.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e deklaroi ndarjen, dhe siç u raportua më vonë, ky detaj nuk tregonte domosdoshmërisht një krizë.

Hamilton ka ndjekur prej kohësh një qasje shumë specifike me llogarinë e tij në Instagram, duke mbajtur në listën e ndjekjeve pothuajse ekskluzivisht marka dhe brende të ndryshme, e jo profile personale.

Tashmë, çdo dyshim është shuar. Përmes një postimi në Instagram, 45-vjeçarja ka zbuluar disa nga momentet më të bukura të pushimeve pranë një liqeni, ku familja u mblodh për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Në mesin e shumë fotografive, ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e miliona ndjekësve ishte një selfie ku Kim pozon pranë 41-vjeçarit Hamilton dhe vajzës së saj tetëvjeçare, Chicago.

Ky është imazhi i parë publik i çiftit së bashku me një nga fëmijët e saj, çka tregon se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.