Sandalet që dikur konsideroheshin të sikletshme, tashmë janë kthyer zyrtarisht në një trend të preferuar dhe kanë pushtuar botën e modës.

Gjithçka nisi me balerinat klasike ato me detajin delikat të fjongos, që ngjajnë me këpucët e vërteta të balerinave. Është një model pa kohë, që ka dëshmuar se i reziston çdo cikli trendesh, pavarësisht dekadës. Më pas, forma e tyre është zhvilluar në versione të ndryshme: balerinat glove (që përshtaten si dorezë me këmbën), jazz flats dhe, pikërisht për verën, balerinat prej plastike “jelly”.

Modelet e së kaluarës kishin një pamje më të thjeshtë, të lirshme dhe kryesisht casual, por versionet e sotme kanë marrë një përditësim të madh. Me materiale më cilësore, detaje interesante dhe forma moderne, balerinat “jelly” të ditëve të sotme duken më shumë si një deklaratë mode sesa thjesht një këpucë praktike.

Ato mund të vishen më elegante me një fund të gjatë dhe një bluzë, ose më casual me pantallona të shkurtra xhins dhe një bluzë me print, duke ruajtur gjithmonë një pamje të kuruar.

Kombinimi i materialit karakteristik prej gome dhe formës i bën ato të duken njëkohësisht të thjeshta, por edhe shumë elegante.