
Këngëtarja Arilena Ara ka festuar ditën e djeshme 28-vjetorin e lindjes.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga festa e saj, ku shfaqet pranë tortës së ditëlindjes dhe me një shampanjë në dorë për të festuar këtë ditë të veçantë.
Arilena ka ndarë atmosferën festive me fansat e saj, të cilët e kanë uruar për ditëlindjen dhe i kanë dërguar mesazhe të shumta urimi.
Këngëtarja vijon të jetë një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, e njohur për zërin e saj dhe sukseset e shumta në skenë.
View this post on Instagram
