
Fedez është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e reperit italian, Giulia Honegger, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të cilin çifti e ka quajtur Edoardo Lupo.
Vogëlushi ka lindur pasditen e së enjtes, më 16 korrik, në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi i bukur është mbajtur larg vëmendjes mediatike, ndërsa sot Fedez ka postuar foto në në rrjetet sociale.
Ndryshe nga historitë e mëparshme të dashurisë së Fedez, çifti ka zgjedhur ta ruajë me kujdes jetën private, duke kufizuar daljet publike dhe postimet në rrjetet sociale.
Historia mes Fedez dhe Giulia Honegger nisi gjatë verës së vitit 2025. Lidhja e tyre u bë publike pas disa fotografive ku shfaqeshin duke shkëmbyer një puthje në një plazh në Sardenjë.
Në atë periudhë, reperi publikoi edhe dedikimin: “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”, një mesazh që u interpretua si shenjë e një fillimi të ri pas përfundimit të martesës me Chiara Ferragni.
View this post on Instagram
