Temperaturat ekstreme nuk ndikojnë te të gjithë njësoj: për arsye biologjike, organizative dhe shoqërore, gratë që punojnë janë më të rrezikuara se burrat.

Kur bën vapë vapë të madhe gratë vuajnë më shumë se burrat dhe kushtet e punës mund të bëhen jo vetëm rraskapitëse, por edhe të rrezikshme për shëndetin.

Trupi i një gruaje djersit rreth gjysmën e sasisë së djersës së një burri, ndaj ka edhe më pak aftësi për t’u freskuar. Gjatë ovulacionit rritet edhe temperatura e trupit të gruas. E njëjta gjë ndodh gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji dhe menopauzës.

Gratë shtatzëna bëhen veçanërisht të ndjeshme kur temperaturat rriten, pasi organizmi, i angazhuar në zhvillimin e fetusit, prodhon më shumë nxehtësi.

Në rast dehidratimi, prishet ekuilibri i elektroliteve dhe mund të ulet qarkullimi i gjakut drejt placentës. Për më tepër, vapa mund të nxisë procese inflamatore, ndërsa stresi oksidativ mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit.

Me valët e të nxehtit nuk bëhet shaka.

Ditët e punës me temperatura shumë më të larta se mesatarja e stinës e vënë në provë jo vetëm trupin, por edhe mendjen. Dhe kur kthehemi në shtëpi, puna e grave nuk përfundon.

Ajo vazhdon mes gatimit, pazarit, pastrimit, kujdesit për fëmijët dhe për prindërit.

Gratë italiane shpenzojnë mesatarisht 4 orë e 37 minuta në ditë në veprimtari kujdesi dhe punë të papaguara në familje, ndërsa burrat vetëm 1 orë e 48 minuta.

Kështu, nxehtësia ekstreme nuk është vetëm një çështje moti apo shqetësimi fizik. Ajo ndërthuret me mënyrën se si është organizuar puna, me ndarjen e përgjegjësive familjare dhe me pabarazitë që vazhdojnë të rëndojnë më shumë mbi gratë.