“Summertime is funtime” dhe me këtë slogan hapim zyrtarisht sezonin e ri veror!

Kot nuk thonë se gjëja më e mirë e Tiranës është Durrësi, domethënë afërsia me Durrësin dhe, për fat të mirë, qyteti i 1 milion banorëve na e ofron kËtë mundësi. Në dimër malin, e në verë, rrezet e ngrohta të diellit teksa freskohesh nën flladin e valëve shkumëzuese të Adriatikut. Jemi vërtetë me fat apo jo?! I gjithë ky oaz për vetëm 20 minuta larg, shto këtu klimën mesdhetare, humorin e mirë, një shoqëri pozitive, buzëqeshjen, një look të freskët dhe ja ku u bë! Koktejli më i mirë i gjithë verës! Tepër cool! Ëe like it so much… Recetën jua dhamë, ingredientët e shoqërisë dhe humorit jemi të sigurta që gjithsekush prej jush i zotëron më së miri, ne po ju japim një ndihmë, eh dihet se ku, aty ku na rreh ne gocave, te look-u i freskët, cool dhe veror. Nuk ka asgjë për t’u stresuar, është tepër e thjeshtë, na ndiqni dhe do ta kuptoni edhe ju!

Me ne femrat ndodh të kuptojmë se ka ardhur vera kur dielli i nxehtë na thërret me të madhe: ju pres te deti, bëhuni gati! Dhe më në fund, pas shumë e shumë shirash këtë fundjavë dielli na buzëqeshi sërish. Ky është pikërisht momenti kur na vijnë në mendje njëqind plane në lidhje me plazhin, sepse të jetosh në Tiranë dhe fundjavën me diell mos ta kalosh në det?! Po është njësoj si të kesh këmbë dhe t’i përdorësh për të ngrënë, pra diçka e pamundur. Dhe ja ku vazhdojmë me planet: barbeque, bikinazo në diell apo ato shëtitjet këmbëzbathur në bregun e detit, por së bashku me to vijnë dhe shqetësimet në lidhje me veshjet që duhet të përshtasim. Hmm, ky po që është një problem! Të jesh femër është kaq e vështirë…

Livia

First try…U kthehemi veshjeve që kemi përdorur sezonin e kaluar dhe papritur shohim që të gjitha i kemi ekspozuar të paktën një herë në Instagram, Facebook apo në Snap-in e famshëm…Ju lutem, dikush të na sjellë rroba të reja, it’s summertime dhe ne duhet të jemi në topformë këtë sezon. Ne mendojmë se veshja ‘must’ për sezonin e verës janë fustanet maxi alla bohemian, të lirshëm dhe super të freskët. Me siguri, tani do thoni që këtë verë do të donit të kishit një look më interesant dhe më stylish sesa thjesht një maxi fustan. Ok, edhe ne sërish e kemi një përgjigje. Detajet janë sekreti goca, detajet! Provoni të improvizoni me flokët, thonjtë, bizhutë, vëthët, kapelet…yyy sa shumë gjëraaa, pale sa me ngjyra do dalin fotot këtë verë!

Ina

E ndërsa fundjava kalon për mrekulli, look-u është on point dhe shoqëria në ditën e saj më të mirë. Me këmbët zbathur të gjithë së bashku lëmë gjurmët e një momenti të paharrueshëm në bregun e rërtë të detit, të cilat fatkeqësisht do të fshihen sapo dallga e radhës të prekë bregun, por mos u shqetësoni, momentet e lumtura do të jetojnë gjatë e përgjithmonë në kujtesën tuaj, madje pse jo, edhe në disa foto gazmore grupi të bëra shkarazi. Çak! Të gjithë në fokus sepse deti, të sjell vetëm lumturi!