Sot kemi ardhur glamour dhe do t’ju tregojmë sesi ne u japim kuptim ditëve tona të rëndësishme duke shkëlqyer …po, po duke ndriçuar mes xixash dhe ngjyrash, fustanesh madhështore dhe sigurisht grimit të duhur. Mes shumë alternativash, kemi zgjedhur pikërisht të kuqen dhe të florinjtën si simbol të festës dhe xixat e vogla së bashku me trëndafilat prej cope të integruara në fustan, si udhërrëfyese të përfaqësimit super-glam në një event. Mund të themi se me këtë look e kemi marrë statusin “glamorous” dhe do të dëshironim të ndanim me ju se ku qëndron sekreti…

A nuk ndodh shpesh dhe me ju që në një festë të rëndësishme ku look-u duhet të jetë perfekt, nga dëshira e madhe për t’u dukur sa më bukur, bëjmë gabime dhe kombinime nga më trashaniket, duke krijuar kështu komplet efektin e kundërt?! Gabojmë me fustanin, këpucët, aksesorët dhe makeup-in, duke u dukur ose shumë të ekzagjeruara ose aspak glamour! Dhe kjo sepse problemi kryesor me ne shqiptaret në një event, është pikërisht sensi i masës. Na lejoni t’ju themi se një rimel i shtrenjtë për qerpikët, një parfum super luksoz, apo çfarëdolloj produkti tjetër që ju mund të përdorni, nuk janë kurrë të mjaftueshme, pasi ajo që duhet të mbani gjithmonë me vete, është gjëja me e bukur që ju keni, buzëqeshja, ose më mirë, e qeshura me shpirt. Nëse ndiheni të bukura përbrenda, ia keni arritur arritur qëllimit tuaj… Me pak fjalë, afrohuni më shumë te stili Monroe, sy të qeshur dhe dhëmbët jashtë…A nuk ishte e adhurueshme Marilyn?! Ishte pra ishte, sepse qëndronte gjithmonë me klas dhe me shije, fiks ajo çka ne duam të përcjellim, glamour në çdo aspekt! Thonë se për t’u dukur disa minuta “e ndriçuar”, një femër duhet të shpenzojë orë të tëra… Le t’u tregojmë skeptikëve se ne kemi lindur të tilla dhe sigurisht që jemi too glam to give a damn!

Livia

Visheni pra buzëqeshjen tuaj me një buzëkuq të kuq, si simboli më dominues i stilit glamour, duke mos harruar asnjëherë rregullin e artë të makeup-it, thekso ose buzët, ose sytë, kurrë të dyja bashkë. Sytë më shumë se lyer duhet të shkëlqejnë sepse janë diamanti më i shtrenjtë që do të keni me vete, prandaj bëjini ata 24-karat. Duke e mbajtur makeup-in sa më afër natyrales me një lëkurë të shndritshme dhe jo mat, kalojmë te këshillat për fustanin, ai kurrsesi nuk duhet të jetë super trendy apo me elementë të tillë, përkundrazi, sa më afër linjës klasike, aq më glamour do të dukeni. Zgjidhni një ngjyrë që ju përshtatet me tonet e lëkurës pa eksperimentuar me copa dhe modele të rënda duke theksuar pjesën tuaj më të bukur.

Ina

Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, më shumë sesa te veshja, sekreti qëndron tek qëndrimi dhe humori. Duhet të ndihemi glamour që të dukemi të tilla, dhe këtë duhet ta reflektojmë si në komunikim ashtu edhe në qëndrim. Le të shkojmë në një event të karikuara dhe me humor, duke u sjellë përpara aparatit si diva të vërteta, fundja, fotot janë ato që do të na kujtojnë gjithmonë shkëlqimin e asaj nate.Shkëlqeni në mbrëmjen tuaj dhe argëtohuni sa më shumë, sepse ndoshta thjesht të qenit femër është vetë sekreti i stilit “GLAMOUR”!