X Factor Albania 4 ka mbërritur në një tjetër fazë të rëndësishme të konkurrimit, atë të Vilave të Jurisë. Është kjo faza ku konkurrentët njihen dhe me mentorin e tyre. Këtë të hënë, Nora Istrefi më në formë se kurrë e shoqëruar me bashkëshortin e saj Robert Berisha, dëgjuan performancat e 8 artistëve meshkuj, kandidatë për kategorinë e “Djemve”.
Prezenca e Norës në këtë edicion të 4 të X Factor nuk është konfirmuar ende. Ndaj na mbetet të presim Netët Live për të zbuluar se a do ta pengojë shtatzënia e saj për të jetuar këtë eksperiencë të re në X Factor, apo do të jetë dikush tjetër që do të ulet në panelin e jurisë përkrah Pandi Laços, Alban Skënderajt dhe Miriam Canit.
