X Factor Albania 4 është drejt përfundimit edhe të një faze tjetër të rëndësishme, asaj të vilave të jurisë. Ndërkohë që vetëm pak kohë na ndajnë nga netët Live, të hënën e 16 shkurtit do të shpallen emrat e të gjithë konkurentëve që do të ngjiten në skenën e X Factor Albania 4, të cilët për 15 javë me radhë do të konkurojnë mes tyre për të fituar çmimin e madh të këtij edicioni.
Krahas misterit që fshihet pas anëtarit të 4-t të jurisë, mediat në vend kanë shtruar dhe një tjetër pyetje që do të marrë përgjigje së shpejti.
Në kategorinë e vajzave, në fazën e vilave është konkurente dhe Edea Demaliaj, vajza e këngëtarit të “Djemve të Detit”, Gentian Demaliaj, që pak kohë më parë u nda u nga jeta. Pyetja që shtrohet është a do të jetë Edea pjesë e këtij talent-show? A do të mund ajo të vazhdoj rrugën e të atit në pushtimin e skenave shqiptare?
Në faqen zyrtare të "X Factor Albania" në Facebook, mbështetësit e saj e inkurajojnë të vazhdojë më tej këtë ëndërr. Por gjithcka do të mund ta mësojmë të hënën e 16 shkurtit. Ndaj na mbetet vetëm të presim e të njihemi me të gjithë konkurentët e 4 kategorive.
