Miriam Cani, është një nga hyrjet e reja të këtij sezoni në jurinë e Talent showt X Factor Albania dhe është mentore e kategorisë së “Vajzave”. Në përfundim të natës së parë të Live show, ajo rezultoi dhe një nga mentoret më me fat, pasi asnjë nga konkurentet e saj nuk u rrezikua për eleminim.

E emocionuar për sgfaqjen e saj të parë në X Factor Miriam tha se “Jam ndjerë jashtëzkonisht shumë mirë sot. Natyrisht që kisha shumë emocione, pasi jo gjithçka mund të parashikohet. Por jam e lumtur që isha një nga mentoret më fatlume në këtë natë të parë, pasi asnjë nga vajzat e kategorisë sime nuk u rrezikua për eleminimin. Kjo më bën të jem dhe më shumë krenare për to, sepse janë shumë të talentuara dhe kanë përformuar më së miri”.

Ndryshe nga kategoria që drejton Miriam, në kategorinë e Bleonës dhe të Pandit, përkatësisht “Djemtë” dhe “Grupet” u larguan nga një konkurentë. Ndërkohë që 2 konkurentë të kategorisë së Bleonës dhe Albanit u përballën në sfidën e Show Down, sfidë që do të zgjidhet të hënën e ardhshme.